Shkencë & Teknologji

YouTube teston mundësinë e dërgimit të mesazheve direkte

YouTube po bën përsëri përpjekje për të integruar funksionalitetin e mesazheve direkte në platformë. YouTube ka filluar testimin e mesazheve direkte si një mënyrë që përdoruesit të ndajnë dhe diskutojnë video.

Testi është menduar për përdoruesit mbi moshën 18 vjeç në Irlandë dhe Poloni.

Megjithatë, ndërsa mesazhet direkte zakonisht vijnë me njëfarë pritshmërie për privatësi, Google vuri në dukje se “mesazhet mund të rishikohen për t’u siguruar që ato përmbushin udhëzimet e komunitetit”.

Kjo nuk është përpjekja e parë e platformës së videove për të aktivizuar mesazhet. YouTube shtoi mesazhe direkte në aplikacionin e saj në vitin 2017, pastaj e hoqi këtë funksion në vitin 2019 për t’i dhënë përparësi bisedave publike në seksionet e komenteve.

Testi i ri për ndarjen brenda ekosistemit të YouTube nuk do të nënkuptojë ndonjë ndryshim në mënyrat e tjera se si përdoruesit mund t’u dërgojnë video të tjerëve.

Ri-prezantimi i të njëjtit sistem gjashtë vjet pas ndërprerjes së tij duket si një zgjedhje e çuditshme, por Google pretendon se kjo është “funksioni më i kërkuar”, kështu që ndoshta këtë herë do të ketë një përdorim më të gjerë.

YouTube ka njoftuar gjithashtu një përmirësim të madh të aplikacionit për TV, me mjete të reja për krijuesit, pamje më të qartë dhe integrim më të mençur të blerjeve.

Me që gjithnjë e më shumë njerëz sot shikojnë YouTube në televizorë, kompania thotë se disa kanale kanë arritur mbi 45 për qind të të ardhurave pikërisht nga ekranet e TV-së, ndërsa disa të tjera edhe shuma gjashtëshifrore.

Për këtë arsye, YouTube po sjell funksione të reja që, siç thonë ata, “e shndërrojnë TV-në në vendin më të mirë për të shikuar përmbajtje.”

Krijuesit së shpejti do të mund të ngarkojnë miniatura (thumbnails) deri në 50 MB, që do të thotë se pamjet paraprake të videove do të duken dukshëm më të mprehta në ekranet 4K. Në fazë testimi është edhe mbështetja për skedarë video më të mëdhenj, gjë që do ta përmirësojë cilësinë e përmbajtjes.