Kuriozitete

Zakonet e çuditshme të njerëzve më të pasur në botë

Nga Steve Jobs që hante vetëm karota, te Elon Musk që planifikon ditën në intervale prej 5 minutash: zakonet befasuese të gjeniut të teknologjisë dhe biznesit

Të mëdhenjtë e botës së teknologjisë dhe biznesit shpesh duken të ndryshëm nga njerëzit e zakonshëm, jo vetëm për idetë e tyre, por edhe për zakonet e përditshme. Ja pesë shembuj që tregojnë sesi disa prej tyre kujdesen për veten në mënyra aspak konvencionale.

Bashkëthemeluesi i Apple ndiqte dieta shumë të kufizuara, duke kaluar periudha të tëra vetëm me karota ose mollë. Sipas biografisë së tij nga Ëalter Isaacson, obsesioni i tij me ushqimin ishte aq i fortë sa besonte se dieta e pastronte trupin dhe nuk kishte nevojë për dush apo deodorant. Kjo obsesion i dha lëkurës së tij një nuancë të çuditshme portokalli.

Elon Musk nuk e fsheh varësinë e tij ndaj Diet Coke, që e konsumon në sasi të mëdha çdo ditë. Në një intervistë të mëparshme pranoi se pinte deri në tetë kanaçe në ditë, shpesh së bashku me kafenë. Por ajo që e bën më të veçantë është mënyra se si planifikon ditën e tij: në blloqe të ngushta pesë minutëshe, për të menaxhuar kohën me saktësi maksimale.

Investitori miliarder Warren Buffett e ka bërë Coca-Cola pjesë të përditshmërisë së tij, duke pirë rreth pesë kanaçe në ditë, që përbëjnë një të katërtën e kalorive ditore. Mëngjesin e preferon nga McDonald’s, ku zgjedhja e tij ndryshon sipas performancës së tregut atë ditë. Pavarësisht dietës jo të shëndetshme, Buffett thotë se sekret për jetëgjatësi është të jesh i lumtur.

Tony Robbins nis çdo mëngjes me një zhytje në ujë rreth 13°C. Ai beson se ky ndryshim i papritur i temperaturës aktivizon trupin dhe mendjen, duke përmirësuar qarkullimin, ulur inflamacionin dhe rritur energjinë pozitive. Kjo praktikë e njohur si “cold plunge therapy” është pjesë e rutinës së tij për mirëqenie.

Një nga themeluesit e SHBA-së, Benjamin Franklin, kishte një zakon të veçantë: çdo mëngjes qëndronte i zhveshur për rreth një orë para një dritareje të hapur, duke marrë atë që ai e quante “dush ajri”. Ai besonte se ajri i freskët pastronte trupin dhe mendjen, duke e ndihmuar të mbante shëndetin dhe kreativitetin në nivele të larta.

Të Ngjashme