1
Pas videos që u bë virale në rrjetet sociale, ku këngëtari Labinot Rexha u pa duke përdorur një gjuhë fyese ndaj banorës Elijonës, ka ardhur reagimi i ashpër dhe zyrtar nga familjarët e kësaj të fundit.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të Elijonës në Instagram, familja dhe menaxhmenti i saj kanë dënuar publikisht qasjen e Labit, duke e cilësuar atë si “të papranueshme dhe thellësisht degraduese”.
“STOP gjuhës fyese dhe seksiste”
Në deklaratën e tyre, familjarët theksojnë se etiketime të tilla nuk mund të tolerohen, sidomos kur vijnë nga persona me ndikim publik. Ata kanë bërë thirrje që ky lloj komunikimi të mos maskohet si “mendim personal”, por të trajtohet si nxitje urrejtjeje.
“Elijona nuk meriton të trajtohet me etiketime të tilla, as nga askush, e aq më pak nga persona që kanë platformë publike dhe ndikim mediatik. Fjala ka peshë dhe përgjegjësia për atë që thuhet nuk mund të shmanget,” thuhet ndër të tjera në reagim.
Familja e Elijonës nuk është mjaftuar vetëm me dënimin e fjalëve të Labit, por i ka drejtuar një kërkesë të prerë edhe produksionit të emisionit.
Sipas tyre, lejimi i një gjuhe të tillë në ekran duhet të ndëshkohet menjëherë.
Përmes kësaj deklarate, familja ka bërë një thirrje të prerë për marrjen e masave të menjëhershme, duke kërkuar largimin e tij nga çdo hapësirë mediatike pasi konsiderojnë se një qasje e tillë nuk përfaqëson asnjë vlerë njerëzore.
Ata kanë drejtuar edhe një ultimatum të qartë drejt produksionit, duke theksuar se lejimi i një gjuhe të tillë degraduese meriton padiskutim “Zarf të Zi”.
Në mbyllje, ata nënvizojnë se respekti njerëzor dhe dinjiteti janë të panegociueshëm, ndërkohë që deri më tani nuk ka pasur ende një reagim të dytë nga Labinot Rexha apo nga ana e produksionit lidhur me këtë situatë që ka ndezur rrjetin. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram
ks


