ShowBizzz

Zaza e bën Albyn tejmase krenare

Alby the Goat ishte padyshim një nga banoret që la më së shumti gjurmë në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova. Por, përtej dinamikave të forta të lojës, ajo ka treguar gjithmonë pikën e saj të dobët – vajzën, Zazën.

Së fundmi, Alby ka ndarë me ndjekësit një moment krenarie të ligjshme. Vogëlushja e saj, Azariah, po shkëlqen në bankat e shkollës në Shtetet e Bashkuara.

Moneytizer Paragrafi 2

Në dëftesën e ndërmjetme që Alby ka publikuar, shihet se Zaza është një nxënëse shembullore. Ajo ka arritur të marrë notën maksimale “A” në çdo lëndë të mundshme: nga Matematika e Shkenca, te Edukimi Fizik e deri te gjuha Spanjolle.

“Gjithmonë duke e bërë mamin krenare,” – shkruan ish-banorja e BBVK krah fotos.

Moneytizer Paragrafi 4

Publiku shqiptar e mban mend mirë Zazën nga vizita surprizë në shtëpinë e Vëllait të Madh, ku me edukatën dhe zgjuarsinë e saj fitoi simpatinë e të gjithëve brenda 24 orëve. Mesa duket, suksesi i saj në shkollë është thjesht konfirmim i asaj që pamë në ekran.



ks