Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja në Porto Palermo, dyshohet se një cigare ndezi benzinën e skafit

Të dëmtuarit po riparonin motorin kur shpërthyen flakët. U hodhën në det për të shpëtuar, njëri ka djegie në rreth 50% të trupit, ndërsa një tjetër raportohet në gjendje edhe më të rëndë
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Porto Palermo të Himarës, ku katër persona kanë pësuar djegie pasi një skaf u përfshi nga flakët gjatë punimeve për riparimin e motorit.

Sipas të dhënave paraprake, katër personat ndodheshin në breg të detit dhe po punonin në pjesën e motorit të skafit, kur benzina e pranishme pranë motorit dhe në serbator mori flakë.

NEWS  3 shenjat e horoskopit më të favorizuara FINANCIARISHT nga 22-28 dhjetor!

Të Ngjashme