Janë zbardhur detaje të reja lidhur me tragjedinë familjare që tronditi mëngjesin e sotëm Konispolin. Hysen Islamaj, 69-vjeç vrau me sëpatë gruan e tij, Shano Islamaj. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, djali i tyre, Klemendin Islamaj, 40-vjeç ishte në lokal kur vajza e tij e ka lajmëruar se gjyshi ka vrarë gjyshen me sëpatë.Dyshohet se sapo ka arritur në banesë ai është konfliktuar me babain e tij dhe e ka hedhur nga shkallët. I moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
69 vjeçari, Hysen Shano njihej si person i konflikteve dhe të gjithë në atë zonë e njohin si njeri i sherreve.Sipas raportimeve trupat e viktimave ndodhen ende në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk janë transportuar në morgun e spitalit të Sarandës. 40-vjeçari, i cili jetonte bashkë me prindërit, gruan dhe dy fëmijët e tyre, aktualisht është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, mbi detajet e ngjarjes.