ShowBizzz

Zbardhen prapaskenat e “sherrit” të Luizit me Arbanën dhe Eduartin, ja çfarë ka ndodhur!

Sezoni i tretë i “Big Brother VIP Albania” pritet të startojë së shpejti. Mirëpo mes shumë dilemave, është edhe ajo e opinionistëve.

Arbër Hajdari deklaroi në një intervistë pak kohë pas mbarimit të sezonit të kaluar të “Big Brother VIP”, se nuk do jetë më opinionist i reality show-t.

Fill pas kësaj, në rrjet u përfol shumë se vendin e tij do e zërë Luiz Ejlli. Madje disa burime edhe e konfirmuan.

Megjithatë, dicka e tillë mund të mos ndodhë pasi së fundmi, po qarkullon lajmi se Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë shprehur kundër pjesëmarrjes së Luizit në “Big Brother VIP 3”. Thuhet se ka qenë pikërisht ky fakt “molla e sherrit” mes Luizit dhe çiftit të famshëm.

Vërtetësia e lajmit shtohet edhe më shumë pasi pak ditë më parë, Luizi hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram si Arbanën ashtu edhe Eduartin.