Lajme

Zbardhet dinamika e vrasjes së dyfishtë në Konispol/ “O ba, gjyshi vrau nënën”, si e mitura njoftoi të atin për krimin

Të tjera detaje zbardhen për krimin e rëndë në Konispol, ndërsa është hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Teksa policia hetoi dhe dyshimet mbi pistën se mund të ishte autor i dy vdekjeve djali, kjo gjë rrëzohet pas dëshmisë së vajës së mitur të 40-vjeçarit Klement Islamaj.

Sipas informacioneve mësohet se ka qenë pikërisht mbesa e shtëpisë që ka lajmëruar të atin dhe i ka pohuar krimin e rëndë, se gjyshi kishte vrarë gjyshen.

Më pas 40-vjeçari mësohet të ketë shkuar në banesë dhe pasi është zënë me babanë, e ka shtyrë këtë të fundit nga shkallët. Për pasojë Hyso Islamaj, 69 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme.