Kuriozitete

Zbardhet New York! Pamjet me dron, nga Times Square në Central Park

Rrugë dhe pemë të mbuluara nga dëbora, ndërtesat dhe pamjet më ikonike të New York-ut të veshura me një shtresë të bardhë. Një stuhi e fuqishme, që po përshkon Shtetet e Bashkuara, ka goditur edhe New York-un.

Në nivel kombëtar janë anuluar mbi 10 mijë fluturime, ndërsa bora dhe akulli kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në rreth 770 mijë banesa, me Tennessee-n dhe Texas-in mes zonave më të prekura. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik paralajmëron se pas stuhisë do të pasojnë temperatura edhe më të ulëta, duke i bërë udhëtimet të rrezikshme për disa ditë.

/tiranapost

Të Ngjashme