Lajme

Zbardhet pasuria 2025, Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë, Gregu “luan me shifra të vogla””

Deklarata e pasurisë për vitin 2025 pasqyron një panoramë financiare aktive për familjen e Kryeministrit, ku spikasin të ardhurat e tij shtesë dhe investimet e bashkëshortes. Sipas dokumentit të publikuar nga Open Data, Edi Rama ka deklaruar mbi 109,000 euro të ardhura neto jashtë pagës së tij zyrtare si Kryeministër.

Ndërkohë, Linda Rama ka blerë një pasuri të paluajtshme prej afro 193,000 euro , duke marrë edhe një kredi të re bankare prej 50,000 eurosh gjatë vitit.

Në krahasim me ta, Gregor Rama rezulton me shifra më modeste, ku të ardhurat e tij vjetore janë rreth 10,800 euro (1,083,258 ALL), shoqëruar me pakësime të vogla në cash dhe fonde investimi.

See also  Gruaja shtatzënë në protestë: Jam këtu për gocën që do të vijë në jetë, për të ardhmen e Shqipërisë1. Edi Rama (Kryeministër)

Likuiditete bankare (shtuar): 3,495.45 EUR (nga 349,544.65 ALL).

Të ardhura neto:Nga paga në Kryeministri: 34,020.84 EUR (nga 3,402,084.00 ALL).

Të ardhura të tjera: 109,040.91 EUR (nga 10,904,091.27 ALL).

2. Lindita Rama (Bashkëshortja)

Pasuri e paluajtshme (shtim vlere): 192,964.77 EUR (nga 19,296,477.28 ALL).

Likuiditete:Pakësimi i gjendjes Cash: 100.00 EUR (nga 10,000.00 ALL).

Pakësimi i llogarisë bankare: 19,648.74 EUR (nga 1,964,873.74 ALL).

Të ardhura neto: ~66,991.49 EUR (nga 6,699,149.00 ALL).

See also  Deklaratë e fortë nga Trump/ Hedh poshtë marrëveshjen për IraninDetyrime financiare:Kredi e re (ALL): Shuma totale prej 50,000.00 EUR (5,000,000 ALL). Gjatë vitit janë shlyer ~3,387.01 EUR, me një gjendje të mbetur prej ~47,489.70 EUR.

Kredi ekzistuese (EUR): Janë shlyer 23,223.72 EUR, duke lënë një detyrim të mbetur prej 173,766.43 EUR.

3. Gregor Rama (Djali)

Likuiditete dhe Investime:Pakësimi i gjendjes Cash: 2,500.00 EUR.

Llogari bankare e shtuar (EUR): 8,297.42 EUR.

Llogari bankare e shtuar (ALL): ~1,086.39 EUR (nga 108,638.75 ALL).

Pakësimi i fondeve të investimit: 16,445.32 EUR.

Të ardhura neto: ~10,832.58 EUR (nga 1,083,258.00 ALL).

Të Ngjashme