Lajme

Zbardhet skema e “vejushave të zeza” në Rusi/ Martesa të rreme me ushtarët para se të nisen në luftë, zbulohet arsyeja!

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë jo vetëm pasoja në fushën e betejës, por edhe fenomene të reja sociale.

Një prej tyre është ai i të ashtuquajturave “vejusha të zeza”, gra që dyshohet se martohen me ushtarë rusë pak para se ata të nisen për në front, me qëllimin për të përfituar kompensimin shtetëror në rast të vdekjes së tyre.

Fenomeni ka shkaktuar reagime të forta në Rusi, pasi familjet e ushtarëve pretendojnë se po privohen nga përfitimet financiare që u takojnë.

Sipas legjislacionit rus, në rast se një ushtar humb jetën në luftë, përfituesi i tij ligjor mund të marrë një kompensim prej 5 milionë rublash (rreth 64 mijë dollarë).

NEWS  Rikthehet “dimri” në pranverë/ Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturatAutoritetet dhe mediat shtetërore ruse pretendojnë se kjo skemë është shfrytëzuar nga persona që lidhin martesa të rreme me ushtarë, vetëm pak ditë para nisjes së tyre në Ukrainë.

Në muajt e fundit janë raportuar disa raste që kanë tronditur opinionin publik.

Mes tyre është edhe rasti i një infermiereje në një spital ushtarak, e cila u pushua nga puna pasi u akuzua se ishte martuar me pesë ushtarë të plagosur nën kujdesin e saj, përpara se ata të ndërronin jetë, me synimin për të përfituar kompensimet.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë në vitin 2022, Kremlini lehtësoi procedurat e martesës për rekrutët që dërgoheshin në front, në kuadër të politikave për mbështetjen e familjeve dhe promovimin e “vlerave tradicionale”.

NEWS  SPAK zbardh skemën: Si Isa Aliu pastroi paratë e bosëve të drogës përmes kompanisë së ndërtimitMegjithatë, sipas raportimeve, kjo politikë ka krijuar edhe hapësira për abuzime.

Rasti mori jehonë edhe në vitin 2025, kur një agjente imobiliare në Siberi u filmua duke u sugjeruar grave të martoheshin me ushtarë që niseshin për luftë, me argumentin se kompensimi shtetëror mund t’u mundësonte blerjen e një shtëpie.

Pas reagimeve të forta, ajo dhe prezantuesja e emisionit ku u bënë deklaratat u dënuan me punë në komunitet dhe kërkuan falje publikisht.

Ndërkohë, gjykatat ruse kanë shqyrtuar disa mosmarrëveshje mes familjarëve të ushtarëve të vrarë dhe grave me të cilat ata ishin martuar pak para nisjes në front.

NEWS  Vrau gruan dhe më pas veten, familjarët refuzojnë t’i bëjnë nderimet e fundit Shefit RrapajtNë disa raste, gjykatësit kanë rrëzuar të drejtën për përfitimin e kompensimit, duke konstatuar elemente që ngjallnin dyshime për abuzim.

Po ashtu, janë ngritur akuza se në disa raste edhe pjesëtarë të forcave të armatosura ruse kanë ndihmuar në organizimin e martesave të rreme dhe në dërgimin e ushtarëve në misione me rrezik të lartë.

Sipas raportimeve, autoritetet ruse kanë nisur hetime, por deri më tani nuk ka pasur një përditësim zyrtar për rezultatet e tyre.

Të Ngjashme