Kuriozitete

Zbulim i jashtëzakonshëm në Sardenjë/ Gjurmë dinosauri të gjetur gjatë xhirimeve të një dokumentari

Gjurmët e një dinosauri dykëmbësh, të cilat datojnë rreth 165 milionë vjet më parë, u zbuluan në Ogliastra, në ishullin italian të Sardenjës, gjatë xhirimeve për një dokumentar mbi peizazhin gjeomorfologjik të rajonit. Zbulimi i jashtëzakonshëm hedh dritë mbi praninë e dinosaurëve gjatë periudhës së Jurasikut të Mesëm dhe mundëson rindërtimin e pamjes së kafshës dhe mjedisit të saj.

Gjurmët, të ruajtura në shkëmbinj që datojnë nga periudha Jurassic, i përkasin një dinosauri theropod, i cili nuk ishte raportuar më parë në Sardenjë. Zbulimi u bë nga një ekip shkencor i udhëhequr nga profesorët Antonio Assorgia, Sergio Ginesu dhe Stefania Sias, ish-lektorë në universitetet e Sassarit dhe Cagliarit.

Të dhënat e gjetura sugjerojnë se dinosauri ishte një barngrënës dykëmbësh, me një gjatësi prej rreth 120-160 centimetra, që jetonte përgjatë vijës bregdetare të Sardenjës, në një mjedis me sedimente ranore dhe me baltë, tipike për zonat kënetore dhe baticore. Ky është zbulimi i parë i dinosaurëve në periudhën mezozoike në Sardenjë dhe është cilësuar si një nga gjetjet më të rëndësishme shkencore të kohëve të fundit.

Stefania Salis, e para që i vuri re ato gjurmë, e identifikoi dinosaurin si femër dhe e quajti “Bibi,” ndonëse kjo pritet të konfirmohet nga prova të mëtejshme shkencore. Francesco Ginesu, Drejtor i Vetëm i kompanisë MGB dhe përgjegjës për prodhimin e dokumentarit, theksoi se ky zbulim u bë pothuajse rastësisht dhe se, siç ndodh shpesh në shkencë, ai ka fuqinë të ndryshojë rrënjësisht atë që mendonim se dinim deri tani.

Të Ngjashme