ShowBizzz

Zbulohen 7 emrat që pritet të hyjnë në ‘Big Brother VIP 5’

Thashethemet dhe spekulimet për personazhet që do të jenë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” po shtohen në rrjetet sociale, ndërsa kanë nisur të qarkullojnë shtatë emra të njohur që thuhet se do t’i bashkohen formatit.

Sezoni i ri i “BBVA” pritet të nisë rreth mesit të dhjetorit, dhe publiku është në pritje të zbulimit të emrave që do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Moneytizer Paragrafi 2

Sipas burimeve të ndryshme në media, shtatë emrat e parë që pritet të jenë pjesë e kastit të banorëve të rinj janë:

Kristi Lamaj,
Hilda Kërtalli,
Këngëtarja Lore,
Kleoniki Delijorgji,
Kostana Morava,
Renee Reffo,
Vitmar Basha.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky publikim i emrave, ndonëse ende i pakonfirmuar zyrtarisht nga produksioni, tregon qartë se pritshmëritë e publikut janë të larta dhe se Big Brother VIP pritet të sjellë personazhe nga fusha të ndryshme të showbiz-it dhe medias.

Sa i përket moderimit, nuk është ende e konfirmuar nëse do të t’i besohet sërish Ledion Liços.

Artikull i sponzorizuar



ks