
Seriali “H.O.T” do të rikthehet nga 7 Janari me episodet e reja. Sezoni i dytë do të transmetohet në Top Channel duke na mbërthyer para ekranit në orën 21:00.
Dje u publikua edhe traileri i shumëpritur i sezonit të dytë, ku u zbuluan edhe disa nga aktorët e rinj që i janë bashkuar serialit, si Zamira Kita, Albana Perhati, Florian Agalliu e madje edhe Joel Mamaqi.
Në sezonin e dytë përveç komedisë do ketë edhe dramë, intriga e vrasje.
Seriali “H.O.T” vjen sërish nën autorësinë e Klaudia Brahimaj, me regji të Bjordi Mezinit dhe bashkëproducent Ermal Mamaqi dhe Dritan Huqi.