ShowBizzz

Zbulohen banorët e Big Brother VIP Kosova 2, mes tyre edhe një transgjinor

efundit

Së shpejti do të nisë Big Brother VIP Kosova 2 dhe të gjithë janë kuriozë për banorët që do shohim në shtëpinë e famshme. Në rrjet po përfliten disa emra dhe mes tyre është edhe emri i aktores me origjinë shqiptare, Alby Rydes, e cila luan në filma për të rritur. Alby u pa së fundmi në Kosovë, ku u prit nga reperi Don Xhoni. Gjithashtu në listë është edhe transgjinorja Edona James

Sipas ‘News 31’, banorët e tjerë janë:

-Gani Germia
-Meti Alshiqi, ish-banor edhe i “Big Brother Albania”
-Ylli Dervishi aka Buci, ish-fitues i “Shpija Kosovës”
-Lumbardh Salihu
-Monika Salihu
-Vesa Vllasaliu
-Brikenda Karricaj aka Briki, ish-konkurrente e “Për’puthen”

-Linda Halimi dhe Shqipe Hysenaj janë dy emra që u zbuluan pak ditë më parë.

Po ashtu ka edhe emra si: Santiana Maloku dhe Muhamet Zeka, të cilët ende pritet të konfirmohen.