Kuriozitete

Zbulohen mbetjet e një specieje të re dinosauri që ka jetuar 75 milionë vjet më parë

Shkencëtarët kanë zbuluar fosilet e një specieje të re dinosaurësh në Spanjë.

Dinosauri gjigant i përket një specieje të re të sauropodëve, familja e dinosaurëve në të cilën bën pjesë brontosaurusët, ose siç njihen ndryshe si barngrënësit gjigantë me qafë të gjatë, bisht dhe këmbë të mëdha.

Sipas panteologëve, ky dinosaur ka jetuar rreth 75 milionë vjet më parë gjatë periudhës së hershme të Kretakut dhe është pjesë e familjes titanosaure, të cilët janë dinosaurët më të mëdhenj që kanë ecur ndonjëherë mbi Tokë.

Për shkak se zbulimi u bë në Spanjë, specia e re e zbuluar u quajt ‘Qunkasaura pintiquiniestra’.

Mbetjet u zbuluan teksa qeveria spanjolle kishte planifikuar të ndërtonte një linjë hekurudhore për trena me shpejtësi të lartë që do të lidhë Madridin me qytetit bregdetar të Valencias.