Një grup neuronësh është përgjegjës për të ashtuquajturin Efekti i Natës së Parë. Bëhet fjalë për mungesën e gjumit kur ndërrojmë shtrat.
Këto qeliza nervore aktivizohen kur njeriu ndodhet në një mjedis të panjohur.
Zanafilla është nga një mekanizëm primitiv që i aktivizon dhe shërbejnë për të mbajtur trurin vigjilent. Në kohët prehistorike njeriu kishte mekanizma shumë të fortë mbrojtës, pasi e panjohura ishte e rrezikshme dhe aktivizimi i tyre siguronte mbijetesën.
Edhe në këtë rast, një shtojcë e këtij mekanizmi mbrojtës të trurit vijon të jetë funksionale dhe vërehet tek të gjithë gjitarët, sikurse tek njeriu, në rastin kur duhet të përshtatet me një shtrat të ri.
Efekti Nata e Parë është i njohur prej dekadash në mjekësi, por ende nuk dihej shkaku i këtij mekanizmi cerebral.
Ky zbulim, i realizuar nga Nagoya University në Japoni, është publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave PNAS dhe konsiderohet mjaft i rëndësishëm, pasi do të ndihmojë në krijimin e medikamenteve të ardhshme kundër pagjumësisë apo shqetësimeve të tilla.