Pas takimit emocional në Big Brother VIP Albania, ku nëna e Selinës i kërkoi të largohet nga gara, është zbuluar edhe arsyeja e vërtetë e këtij vendimi.
Burime pranë situatës bëjnë të ditur se shqetësimi kryesor i saj lidhet me disa deklarata të rënda të bëra nga banorët Miri dhe Rogerti ndaj Selinës.
Sipas këtyre informacioneve, përdorimi i termave të ashpra dhe situatat e krijuara në shtëpi kanë bërë që nëna e saj të ndjehet e shqetësuar për mirëqenien emocionale të vajzës, shkruan Kosovarja.
Kjo ka qenë arsyeja kryesore që ajo, në mënyrë serioze, i kërkoi Selinës të ndërpresë rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
