ShowBizzz

Zbulohet data, ja kur nis Dancing with the stars

Dancing With The Stars do të startojë më 6 tetor. Spektakli do të transmetohet në Top Channel, çdo të premte për më shumë se 12 javë.

Bora Zemani dhe Eno Popi do të jenë sërish prezantues të këtij spektakli magjik, ndërsa juria do të kryesohet me Ilir Shaqirin, krah Olta Gixharit, Valbona Selimllarit dhe Lori Balës.

Emrat e konkurrentëve pjesëmarrës janë Fifi, Eni Shehu, Ina Kollçaku, Irgen Çela, Saimir Korreshi, Enxhi Nasufi, Atalanta Kërçyku, Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, Arnita Beqiraj, Juliana Nura, Roerd Toçe, Sardi Strugaj, Ronaldo Sharka dhe Elvis Pupa.