Luizi dhe Olta postuan së fundmi një foto ku shfaqeshin duke lexuar skenarin e filmit që do të luajnë së shpejti.
Por ajo ç’ka askush nuk ka kapur është fakti se në një nga fletët duket një puthje me buzëkuq. Mos ndoshta ky është një mesazh i koduar? Mesa duket dikush e ka dhënë shenjën e saj, të jetë Kiara apo dikush tjetër, kjo mbetet për tu parë…
Siç është bërë e ditur Olta dhe Luizi do të luajnë rolin si burrë dhe grua.
Filmi do të titullohet “Në kuadër të dashurisë“, nga produksioni “Top Channel Films”. Filmi do të jetë i zhanerit “komedi-romancë”.
“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhet në përshkrimin e filmit.