ShowBizzz

Zbulohet edhe një tjetër konkurrent i “Dancing With the Stars”

Një tjetër konkurent i “Dancing W]ith the Stars”, sezonit të ri që pritet të nisë shumë shpejtë në Top Channel, është zbuluar sonte nga faqja zyrtare e programit, një “bonus” nga produksioni që më herët sot zbuluan edhe Fifin si një prej personazheve që do të zbresin në “pistën e kërcimit.

Tani po flasim për Eni Shehun, moderatorin që së fundmi e kemi parë si pjesë të Top Albania Radio-s, ndërsa la pas edhe një eksperiencë të suksesshme tek “Pushime on Top” këtë verë. Në krah të tij do të jetë Odeta Deshnica, një prej balerinave më të njohura për publikun dhe pjesë e TKOB prej shumë vitesh.

I urojmë shumë suksese Enit, që në fakt ka qenë një prej emrave më të përfolur këtë periudhë, ndërsa disa prej emrave të tjerë që janë konfirmuar janë: Saimir Korreshi, Enxhi Nasufi, Atalanta Kërcyku, Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, Arnita Beqiraj dhe Juliana Nura.