ShowBizzz

Zbulohet gjinia e fëmijës që po presin Kiara dhe Luizi?

Kiara dhe Luizi janë një ndër çiftet më të përfolur të estradës shqiptare. Moderatorja dhe këngëtari u njohën në përiudhën kur të dy ishin banorë të shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 2” dhe që prej asaj kohe janë të pandarë nga njëri-tjetri.

Së fundmi në media ka qarkulluar lajmi se Kiara është shtatzëne, por diçka e tillë nuk është mohuar e as pohuar nga çifti. Ndërkaq burime për Revista Who kanë zbuliuar gjininë e bebes. Sipas burimeve Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër të një vajzë.

Kujtojmë se në nisje të emisionit të saj të Top Cahnnel, Kiara ngacmoi me një deklaratë që të gjithë e morën si konfirmim për shtatzëninë e saj, edhe pse çifti nuk ka thënë asgjë konkrete. Ndërkohë nga ana tjetër Luizi u duk sikur konfirmoi edhe gjininë e fëmijës, ku krah një postimi shkruante: Kështu do e shoqëroj vajzën në mbrëmjen e maturës.


NewsBomb