ShowBizzz

Zbulohet kur fillon “Love Island Albania”, ja shifra e çmimit të madh

Teksa të gjithë mezi po e prisnim, mësohet se reality show me famë botërore, “Love Island” do të nisë zyrtarisht transmetimin në shtator, nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës.

Të rinjtë më hot shqiptarë do të zhvendosen në një nga vilat më luksoze në jug të Shqipërisë, teksa promoja e spektaklit zbulon detaje mjaft interesante.

Një polumbar ndërpret festën e disa të rinjve, për t’i çuar drejt vilës të dashurisë. Nga një mesazh që mbërrin në telefonat e tyre, zbulohet që përveç se konkurrentët do të mund të gjejnë dashurinë e jetës, në lojë është çmimi i madh plot 50.000€.

Por e dini cila ishte realisht surpriza?

Polumbarja ishte vetë autorja dhe moderatorja Luana Vjollca, e cila hapi dyert e vilës luksoze për të gjithë ata që duan të jenë konkurrentët e parë.

E veshur me veshje polumbari dhe bikini të kuqe, ajo dukej më tërheqëse se kurrë.

View this post on Instagram

A post shared by Love Island Albania (@loveisland.albania)