ShowBizzz

Zbulohet më në fund i gjithë kasti i “Në kuadër të dashurisë”?

Në faqen zyrtare të Top Channel Films në Instagram, është zbuluar përveç dy aktorëve protagonistë, disa personazhe të tjerë: Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kitën, Sotiraq Bratkon, Aleksandër Grami, Eni Shehu dhe Dea Mishel Hoxha.

E teksa dita-ditës janë zbuluar disa nga aktorët, vetëm pak më parë janë zbuluar të gjithë aktorët që do të jenë pjesë e filmit.

Deri më tani nuk ka qenë zbuluar Salsano Rapi, Myzafer Zilfaj, Xhuljano Brisku, Megi Pojani dhe Sara Kolami.

Megjithatë, në fund të këtij postimi me emrat e aktorëve janë të vendosura tre pika që tregojnë vazhdimësi, mos ndoshta ka ende surpriza të pazbuluara?