Shëndetësi

Zbulohet mosha e saktë kur të rriturit fillojnë të vërejnë dhimbje në trupin e tyre

Një studim i fundit ka zbukuar se shtatë nga dhjetë të rritur mbi moshën 40 vjeçare thonë se u pëlqen të jenë aktivë, por gati një e treta përjetojnë dhimbje që mendojnë se i pengojnë të bëjnë gjëra të caktuara.

Një sondazh me 2 mijë rritur, të cilët kanë mbushur dekadën e tyre të pestë, zbuloi se dy në pesë mbi moshën 45 vjeç kanë dhimbje në pjesën e këmbëve, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Dhe vetëm tre në dhjetë kanë tentuar joga, me ata të kësaj moshe që thonë se gjunjët dhe pjesa e poshtme e shpinës së tyre ka të ngjarë të jenë pjesët e para të trupit ku ndjejnë siklet.

Të rriturit zakonisht fillojnë të vërejnë dhimbje të tilla në mesin e tyre deri në fund të të 40-tave dhe gati dy të tretat e të anketuarve pretendojnë se gjendja e tyre është një problem kronik.