ShowBizzz

Zbulohet ndarja, pesë muaj pas martese çifti i njohur shkurorëzohet në fshehtësi

Aktorja e njohur amerikane Emily Osment, e cila u bë e famshme me rolin e Lilly Truscott në serialin hit të Disney-t Hannah Montana, është zyrtarisht beqare.

Divorci i saj nga muzikanti Jack Anthony (Farina) ka marrë fund pas vetëm pak muajsh martesë.

MGID Paragrafi 2

Sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara në Los Angeles, vendimi i gjykatës u bë efektiv më 8 shtator 2025, pasi përfundoi periudha e detyrueshme gjashtëmujore e pritjes për çiftet që kërkojnë divorc në Kaliforni.

Martesa e tyre zgjati vetëm pesë muaj, ndërsa ndarja ndodhi pas më pak se dy muajsh së bashku.

Moneytizer Paragrafi 4

Çifti nuk ka fëmijë dhe divorci është finalizuar pa konflikte të mëdha. Ky ishte divorci i parë për Emily Osment, e cila sot është 33 vjeç dhe ka një karrierë aktive në aktrim dhe muzikë.

Lajmi ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale, ku fansat e aktores kanë shprehur përkrahjen për të dhe i kanë uruar një fillim të ri.

Për momentin, Emily nuk ka komentuar publikisht mbi arsyet e ndarjes, por burime pranë saj thonë se ajo dëshiron të fokusohet në projektet profesionale dhe jetën e saj personale pas këtij kapitulli të shkurtër martesor.

Artikull i sponzorizuar



ks