Zbërthehet një tjetër mister i Xhokondës. Leonardo Da Vinci ka përdorur si fazë përgatitore në pikturën me të famshme në botë, edhe një substance tjetër, plumbonacrit, që është një përbërje e vajit me oksid plumbi.
Kjo përbërje është përdorur edhe tek piktura tjetër shumë e njohur Darka e Fundit që ruhet në Milano, dhe sipas studiuesve tregon dëshirën dhe vullnetin e gjeniut për të eksperimentuar me përbërje inovative për kohën.
Këto përbërje në fakt, u përdorën shekuj më pas edhe nga gjigand të tjerë të pikturës botërore si Rembrandt dhe Van Gogh.
Kërkuesit artistike kanë arritur ta zbulojnë prezencën e këtij kimikati kaq të veçantë e të rrallë për kohën, flasim për vitet 1400, me anë të një analize të detajuar me rreze X dhe në prani shumë të lartë në të dyja veprat e artit.
Studiuesit fillimisht e gjetën këtë përbërje gati farmaceutike në shkarkimet e tij dhe më pas menduar të vëzhgonin nëse ai e kishte përdorur edhe tek pikturat, dhe në fakt u vërtetua edhe kjo hipotezë, pra Da Vinci 6 shekuj më pas surprizon ende.