Ndarja e Brad Pitt dhe Jennifer Aniston tronditi botën asokohe- por historia qenka edhe më e thellë nga c`e mendonim. Të dy ata konsideroheshin çifti i artë i Hollivudit që nga momenti kur u martuan në korrik 2000. Megjithate përralla nuk zgjati shumë, dhe dyshja njoftuan ndarjen e tyre në janar 2005.
Menjëherë pas kësaj, thashethemet filluan të qarkullojnë në media se Pitt kishte lënë Aniston për Angelina Jolie, e cila ishte bashkëprotagoniste me të në filmin Zoti dhe Zonja Smith, i cili mbushi kinematë atë verë. Pitt dhe Jolie më vonë do të bënin publike lidhjen e tyre, përpara se të martoheshin në vitin 2014 dhe më pas paraqitën kërkesën për divorc dy vjet më vonë.
Mes thashethemeve, shumë menduan se Anistonit iu bë në padrejtësi dhe se Jolie ishte femra e padenjë në atë atë mes. Sipas shoqes së ngushtë të Jennifer megjithatë, yllit të filmit Friends, Courteney Cox, ajo dicka kishte ndjerë se po ndodhte mes bashkëshortit të saj dhe yllit të Tomb Raider.
Në një intervistë për Vanity Fair, Cox tha: “Unë nuk mendoj se Brad kishte filluar në të vërtetë një lidhje fizike. Por ai ishte i joshur nga Angelina. Kishte një tërheqje të fortë dhe për këtë, u tregua i sinqertë me Jenniferin. Në shumicën e rasteve, kur njerëzit tërhiqen nga të tjerë, nuk e tregojnë. Të paktën për këtë, ai u tregua i sinqertë. Ishte një tërheqje me të cilën u përpoq të luftonte për një periudhë kohe”. Aniston thuhet se kishte kaluar një periudhë të vështirë pasi Friends përfundoi sezonin në 2004, dhe sipas burimeve të brendshme, Pitt – i cili ishte i zënë me xhirimet me Jolie – “thjesht nuk ishte aty për të”. Një burim pranë ciftit tha asokohe për revistën People se ata “humbën gradualisht nga sytë e njëri-tjetrit si individë. Dhe pavarësisht stilit të tyre të bukur të jetesës dhe të pasurit gjithçka që mund të dëshironin, nuk ishin të lumtur”.