Shëndetësi

Zbulohet shkaku i mpiksjes së gjakut pas vaksinave COVID-19

Shkencëtarët kanë identifikuar shkakun e mpiksjeve shumë të rralla të gjakut tek disa persona pas vaksinave adenovirale kundër Covid‑19, sipas revistës shkencore “ScienceDirect”.

Këto raste, të njohura si VITT (trombocitopenia trombotike imune e shkaktuar nga vaksina (VITT) ndodhin kur sistemi imunitar prodhon antitrupa që sulmojnë gabimisht një proteinë të gjakut të quajtur PF4, duke shkaktuar mpiksje.

Rasti është jashtëzakonisht i rrallë dhe lidhet me një kombinim të sfondit gjenetik dhe një mutacioni të vogël të antitrupave.

Simptomat që duhen njohur përfshijnë dhimbje koke të forta, dhimbje barku, enjtje të këmbëve, vështirësi në frymëmarrje dhe njolla të kuqe në lëkurë, zakonisht 7–30 ditë pas vaksinimit.

Ekspertët theksojnë se rreziku është shumë i vogël, ndërsa përfitimet e vaksinimit kundër Covid‑19 mbeten shumë më të mëdha.

Kuptimi i këtij mekanizmi mund të ndihmojë në diagnostikim dhe trajtim më të shpejtë, si dhe në zhvillimin e vaksinave më të sigurta në të ardhmen.

Mpiksja e gjakut mund të jetë e heshtur, por simptomat e saj nuk duhen nënvlerësuar në disa raste, reagimi i shpejtë shpëton jetën.

Mpiksja e gjakut, ose trombi, krijohet si një reagim natyror i organizmit ndaj një dëmtimi.

Ajo shërben për të ndalur gjakderdhjen dhe për të mbrojtur trupin.

Problemi lind kur trombi formohet pa një arsye të qartë, jashtë mekanizmave normalë mbrojtës të organizmit.

Në këto raste, ai mund të shndërrohet në një rrezik serioz për shëndetin, madje edhe për jetën.

Një studim i fundit ka zbuluar se rastet e rralla të trombozës pas vaksinës anti-COVID të AstraZeneca lidhen me një proteinë të adenovirusit të modifikuar, që përdoret për të nxitur përgjigjen imunitare ndaj SARS-CoV-2.

Tek disa persona me një profil të veçantë gjenetik, kjo proteinë mund të shkaktojë prodhimin e antitrupave që, në vend të virusit, lidhen me një faktor të mpiksjes së gjakut (PF4), duke krijuar tromboza dhe hemorragji.




Të Ngjashme