ShowBizzz

Zbulohet vlera e çmimit të madh dhe ambientet ku do qëndrojnë fermerët

Ka nisur edicioni i tretë i spektaklit shumë të ndjekur Ferma VIP, duke sjellë sërish në ekran një nga formatet më të komentuara të momentit në Shqipëri.

Ky sezon vjen me një risi të rëndësishme, pasi për herë të parë drejtimin e programit e merr prezantuesja e njohur Arbana Osmani, e cila njihet gjerësisht për moderimin e Big Brother. Kalimi i saj në këtë format ka ngjallur interes të madh te publiku, duke e bërë startin e sezonit edhe më të shumëpritur.

Hapja e spektaklit u shoqërua me një koreografi speciale, ku dhjetëra statistë performuan në skenë, duke krijuar një atmosferë spektakolare. Performanca u realizua nën tingujt e këngës Endërroj të Altin Goci, që i dha një emocion të veçantë momentit hapës.

Arbana Osmani zbuloi se çmimi madh do të jetë 200 mijë euro.

Ndërsa u zbuluan edhe ambientet të Ferma Vip.

Të Ngjashme