Nëse ndiheni dhe ju se viti 2026 nuk është thjesht një vit ndër të tjerë, nuk jeni gabim. Ky është një vit rifillimi kolektiv, pavarësisht nëse e merrni parasysh astrologjinë apo numerologjinë që e rrethon.
Në numerologji, për shembull, 2026-a është një vit 1, fillimi i një cikli të ri nëntëvjeçar. Vitet 1 janë për fillimet e reja, guximin dhe zgjedhjen e vetvetes dhe kjo temë energjetike përputhet plotësisht me kalimet astrologjike që priten.
Natyrisht, ka disa ditë të vitit që dalin në pah si dritë jeshile, por përtej kalimeve të rëndësishme astrologjike që vijnë, lexo për ditët më me fat të vitit 2026.
13 prill 2026: Besoni në atë që zbulohet këtë ditë
Këtë ditë, emocionet tona nuk janë vetëm ndjenja; ato janë shtysa universale që na drejtojnë në të ardhmen.
Rritet ndjeshmëria, imagjinata dhe përshtatja shpirtërore, duke e bërë këtë ditë një moment ku besimi në kompasin tuaj të brendshëm është më i rëndësishëm se vlerësimi i jashtëm.
Ndërkohë, planeti i dashurisë, Afërdita, është në harmoni me Jupiterin, duke krijuar një rrjedhë mbarësie të rrënjosur në rehati dhe siguri emocionale. Kur këta dy planetë bashkohen, ofrojnë mundësi për fat në dashuri, familje, financa dhe investime krijuese.
9 Qershor 2026: Dashuria lulëzon
Afërdita dhe Jupiteri bashkohen, ndaj mundësitë për dashuri, gëzim dhe rritje janë të shumëfishuara.
Kjo bashkësi është mbrojtëse, ushqyese dhe thellësisht sentimentale. Pas gjithçkaje, fati në këtë ditë mund të vijë përmes lidhjeve që ju bëjnë të ndiheni të sigurt dhe të dashur.
Ky është një moment i favorshëm për etapa të lidhjeve: lidhje dashurore, bashkëjetesë, lajme shtatzënie ose biseda të sinqerta që thellojnë besimin. Mund të merrni vlerësim emocional, bujari ose mbështetje nga dikush që ju do vërtet më të mirën.
17 gusht 2026: Besimi tërheq mundësi
Në këtë ditë, Afërdita është në shenjën e Peshores, duke theksuar tema të harmonisë, bukurisë dhe lidhjeve të rëndësishme, ndërsa Jupiteri në Luan rrit besimin, krijimtarinë dhe dukshmërinë tonë.
Afërdita gjithashtu do të harmonizohet me Jupiterin, duke ofruar mundësi për mbarësi (qoftë personale, romantike apo profesionale) përmes partneriteteve dhe pjesëmarrjeve të sukseshme nëpër grupime me njerëz. Do të habiteni se sa fat mund të keni thjesht duke qenë prezentë nëpër këto ngjarje.
Kjo sinergji kozmike mbështet gjithçka, nga lidhjet shoqërore deri te romanca pasionante. Mund të merrni pjesë në një event që do t’ju vërë në kontakt me njerëz me ndikim, ose ndoshta të merrni komplimenta pasi të keni guxuar të dilni dhe të lejoni veten të shiheni nga të tjerët.
2 shtator 2026: Çdo gjë shkon në vendin e vet
Universi këtë ditë punon fort për të sjellë takt, produktivitet dhe harmoni në shkëmbimet tona. Kjo krijon një atmosferë të qëndrueshme dhe të shpejtë.
Mund të mbyllni një kontratë të rëndësishme ose të keni një bisedë të vonuar që më në fund zgjidh tensionet e mbetura. Mund të vendosni të rinovoni hapësirën tuaj të jetesës ose të ndërmerrni një vendim serioz për qëllimet tuaja.
22 nëntor 2026: E ardhmja ju gjen
Kjo është një nga ditët më të fokusuara në të ardhmen e vitit.
Afërdita, planeti i dashurisë, do të jetë në Peshore, duke lidhur marrëdhëniet tona (dhe ndërveprimet sociale) me fatin dhe rritjen personale.
Për më tepër, do të shtohet një shtresë besimi, guximi dhe momenti krijues, duke inkurajuar shprehje të guximshme të vetes që do të festohen dhe mbështeten nga të tjerët.
Mund të takoni dikë përmes rrjetit tuaj të njohjeve që luan një rol kyç në të ardhmen tuaj ose të bashkëpunoni në një projekt pasioni që do të marrë hov. Miqtë mund t’ju frymëzojnë shumë.
