Lajme

Zebervoki dorëhiqet nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull ka urrejtje ndaj policave, ne na shikoni si armiq!

Marius Dervishi, i njohur për publikun si Zebërvoki, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij në Policinë e Shtetit. Një vendim i papritur ky, por i marrë vetëm pas protestave të regjistruara në vend ku qytetarë të shumtë janë duke “hedhur baltë” mbi uniformat blu lidhur me mënyrën se si ata janë duke i menaxhuar përplasjet me protestuesit.

Përmes një postimi në “Instagram” Zebërvoki thekson se do të dorëzojë dorëheqjen gjatë ditëve të vijim, duke sqaruar më tej se ky vendim i marrë prej tij nuk lidhet me pakënaqësitë ndaj profesionit apo kolegëve, por me mënyrën se si sipas tij perceptohet dhe trajtohet puna e policisë nga qytetarët.

Ai shprehet se është ndjerë i demoralizuar nga përgjithësimet që i bëhen uniformës blu, duke theksuar se shpesh anashkalohet puna e përditshme e efektivëve dhe vështirësitë me të cilat ata përballen në terren.

See also  Të shtëna me armë në vend, sherr i madh mes disa personash“Unë shpirtin e drejtë nuk ia kam shitur dhe, përtej çdo të mire tjetër që më ka mundësuar Zoti, prapë zgjedh të jem efektiv i një policie, por ama këtë pasion po e ‘braktis’, i nxitur nga mllefi dhe urrejtja që keni ju si popull për policat dhe nga përgjithësimi që bëni duke i konsideruar të gjithë policat njësoj”, shkruan ai.

Reagimi i plotë:

Ne jemi ‘POLICIA QË NUK DUAM’, dhe për këtë arsye, nga e hëna unë dorëzoj kërkesën për dorëheqje nga puna.

Jo sepse janë policët e këqinj, jo se nuk e dua më punën time, por thjesht sepse nuk dua të jap më asnjë lloj kontributi për asgjë.

See also  Shkaku i sherrit ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili, FOTO e 50-vjeçarit Viktor RuçiPolicat gjithmonë kriminalë, policat gjithmonë dhunues, policat patronazhistë – çfarëdo epiteti që na keni vendosur.

Media kundër, populli kundër, e në fakt ne që jemi viktima po na nxirrni si autorë.

Unë nuk e kapërdij dot këtë lloj fushate ku në çdo gjë fajin e ka POLICIA.

Unë shpirtin e drejtë nuk ia kam shitur dhe, përtej çdo të mire tjetër që më ka mundësuar Zoti, prapë zgjedh të jem efektiv i një policie, por ama këtë pasion po e ‘braktis’, i nxitur nga mllefi dhe urrejtja që keni ju si popull për policat dhe nga përgjithësimi që bëni duke i konsideruar të gjithë policat njësoj.

Po mos harroni një gjë:

‘Çka nuk e sheh syri i kamerës, e sheh Zoti

Të Ngjashme