Lajme

Zëdhënësja e BE’së: Kallas nesër takon liderët e Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, të martën pritet të takohet me liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper gjatë një konference për media.

Megjithatë, Hipper ka mohuar se takimi do të bëhet në kuadër të dialogut.

“Ky nuk është takim në kuadër të dialogut”, ka thënë ajo.

Ndryshe, të martën në Bruksel pritet të qëndrojnë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilët do të kenë takim edhe me Presidentin e KE’së Antonio Kosta.