Lajme

Zekthi: Me Berishën kam protestuar, por tani duhet të dalë para drejtësisë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi, ka folur sot lidhur me zhvillimet e fundit politike në vendin tonë si dhe për atë çfarë pritet të ndodhë me ish-kryeministrin Sali Berisha.

I pyetur në A2Cnn lidhur me akuzat që SPAK ka ngritur ndaj ish-kryeministrit, Zekthi theksoi se kra protestuar krah Berishës, mirëpo ka ardhur momenti që ai të dalë para drejtësisë.

Më tej ai shtoi se lideri historik i të djathtëve duhet të pranojë të gjykohet dhe të dalë i pafajshëm nga akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Kujtojmë se pak më herët janë depozituar në Kuvend dy raportet e anëtarëve të Këshillit të Mandateve për kërkesën e SPAK që kërkon t’i hapet rruga për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

TS Poll - Loading poll ...

Njëri raport është nga mazhoranca, ndërsa raporti tjetër është i deputetit demokrat Enkelejt Alibeaj, i cili ishte edhe i vetmi përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve. Të dy raportet e përpiluara në Këshillin e Mandateve kërkojnë dhënien e autorizimit për ti hapur rrugë kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

LEXO EDHE: SPAK kërkon arrestimin e Berishës, çohen në Kuvend raportet e Keshillit të Mandateve

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo