Ministria e Jashtme ka reaguar pas deklaratës së presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili deklaroi se politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Përmes një reagimi, Tirana zyrtare shprehet se një Ballkan Perëndimor paqësor, i qëndrueshëm dhe evropian kërkon pranimin e realitetit dhe pakthyeshmërisë së pavarësisë së Kosovës.
Më tej, ajo thekson se pavarësia e Kosovës ka kontribuar në stabilitetin rajonal dhe është pjesë e një të ardhmeje në të cilën kufijtë nuk ndryshohen me forcë. Ministria e Jashtme nënvizon se Prishtina nuk mund të barazohet me Ukrainën, pasi pavarësia e saj nuk cenon të drejtën ndërkombëtare.
Reagimi i plotë:
Vizita e Presidentit Zelenski në Serbi është e rëndësishme. Dialogu është gjithmonë i mirëpritur, veçanërisht kur krijon hapësirë për t’u përballur me qartësi, përgjegjësi dhe ndjeshmëri ndaj çështjeve të vështira. Ashtu siç Shqipëria qëndron, dhe do të vazhdojë të qëndrojë, fort në mbështetje të sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe të ardhmes evropiane të Ukrainës, ne mbështesim dhe qëndrojmë po aq fort për sovranitetin, pavarësinë dhe vendin që i takon Kosovës në familjen euroatlantike. Nuk duhet të ketë keqkuptime në këtë pikë: çdo përpjekje për të vendosur një paralele ose për të krijuar një ekuacion midis Kosovës dhe çdo situate tjetër ndërkombëtare është e gabuar, oportuniste dhe thellësisht çorientuese.
NEWS DETAJE nga aksioni i AMP: Dy efektivë të arrestuar! Ja për çfarë akuzohenRasti i Kosovës qëndron mbi themelet e veta historike, politike dhe ligjore. Me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ishte e prerë: Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare. Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës është një çështje krejtësisht e ndryshme. Ai përbën një shkelje të rëndë të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare, si dhe një shkelje flagrante të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
NEWS “Nuk mund të flas, ata njerëz janë…”, i riu shqiptar dënohet nga gjykataNga perspektiva e Shqipërisë, një parim është themelor: një Ballkan Perëndimor paqësor, i qëndrueshëm dhe evropian kërkon pranimin e realitetit dhe pakthyeshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Pavarësia e Kosovës ka kontribuar në stabilitetin rajonal dhe është pjesë e një të ardhmeje në të cilën kufijtë nuk ndryshohen me forcë, dhe ku popujt dhe komunitetet mund të përcaktojnë të ardhmen e tyre në paqe dhe siguri. Ne gjithashtu mbajmë fuqimisht qëndrimin se Serbia dhe Kosova i përkasin një të ardhmeje të përbashkët evropiane.
Normalizimi i marrëdhënieve mes tyre, që në fund çon në njohje të ndërsjellë, nuk do ta dobësonte Serbinë. Përkundrazi, do të ndihmonte në mbylljen e një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë së kohëve të fundit të rajonit tonë dhe do të hapte rrugën për pajtim të vërtetë, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe paqe të qëndrueshme. Ballkani Perëndimor ka nevojë për atë energji pozitive sot, ndoshta më shumë se kurrë.
NEWS “Ku është se do ta vras”/ I shkoi pronarit me armë në dorë dhe theu xhamat?! Detaje
