Lajme

Zemaj: Mafia farmaceutike e udhëheq sektorin e shëndetësisë në bashkëpunim me Qeverinë Kurti

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se mafia farmaceutike në bashkëpunim me qeverinë Kurti udhëheqin sektorin e shëndetësisë.

Zemaj duke kritikuar qeverinë për moszbatimin e ligjit për çmimet tavan të barnave, ka thënë se me këtë qeveri është fuqizuar sektori privat dhe është dobësuar ai publik.

“Një ligj të cilin krejt qytetarët, pacientët e kanë pritë vendosjen e çmimeve tavan dhe rregullit në sektorin farmaceutik, që një vit ka hy në fuqi, akoma është i pazbatueshëm. Këto katër vite ne kemi pas në qeveri e proklamuar e majtë. Ka pas fuqizim të sektorit privat të sektorit të shëndetësisë dhe dobësim të institucioneve publike.. Në kohën tonë s’ka mundur me ndërhy mafia farmaceutike edhe grupet e interesit. Mafia farmaceutike e udhëheq sektorin e shëndetësisë në bashkëpunim me Qeverinë Kurti. Njerëzit më të mirë, mjekët më eminent i kanë lëshuar institucionet publike”, ka thënë Zemaj në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Zemaj ka dhënë kritika edhe sa i përket çështjes së sigurimeve shëndetësore, duke theksuar se po të ishte LDK në qeveri ato do të fillonin të zbatoheshin që nga viti 2022.