Lajme

Zemaj reagon pas ekspozesë së Kurtit: Programi nuk ka ndryshuar

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar programin e mandatarit për kryeministër, Albin Kurti, pas ekspozesë së tij në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti Zemaj ka shkruar se programi i Albin Kurtit është i njëjtë me atë të mëparshmin, ndërsa sipas tij të njëjta janë edhe premtimet dhe arsyetimet.

“Programi i njëjtë. Premtimet e njëjta. Dështimet e pritshme. E njëjta propagandë, të njëjtat fjalë, të njëjtat arsyetime. Por këtë herë, mashtrimi është deshifruar. VV, sot populli ju ka parë. Populli ju ka kuptuar. Populli do të gjykojë”, ka shkruar Zemaj.

Deputetët e LDK-së nuk kanë marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për formimin e Qeverisë së re.

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive tjera të komuniteve joshumicë, kanë votuar për Qeverinë Kurti 4. Ishin 62 vota për, 8 vota kundër e asnjë abstenim.

Të Ngjashme