Lajme

Zemaj thotë se duhet ta ofrojmë një kandidat normal për kryeministër e jo mashtrues

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se duhet ta ofrojmë një kandidat normal për kryeminisër, e jo demagog e mashtrues.

Zemaj tha se kandidati për kryeministër të Kosovës, nuk duhet të varet nga rrjetet sociale, por nga puna dhe detyrat që i paraqet Kushtetuta e Kosovës, shkruan teve1.info

“Na duhet t’a kemi me ofru një kandidat për kryeministër i cili është kandidat normal edhe që është i përgaditur profesionalisht që nuk është demagog, s’është mashtrues, s’është praktik edhe që nuk varet nga rrjetet sociale po varet nga puna dhe detyrat që ja paraqet Kushtetuta“ – deklaroi Zemaj.

“Duhet një kabinet qeveritar me njerëz që janë të aftë, jo me praktikantë, ka prej atyne që ende janë në praktikë“ – shtoi ai.

Tutje, Zemaj deklaroi se LDK-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit, janë përgatitur intensivisht në pjesën e strukturës por edhe në pjesën programore.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është përgatit, mos të them intenzivisht në pjesën e strukturës por edhe në pjesën programore, ju po e shihni gjithqka çka fola lidhet me një program qeverisës që duhet ta ketë një qeveri e cila punon në interes të vendit edhe të qytetarëve jo vetëm që duhet ta ketë programin po duhet ta ketë edhe aftësinë“ – tha deputeti i LDK-së.

Zemaj në “Info Nata” në Tëvë1, tha se Vetëvendosja në zgjedhet e 9 shkurtit nuk do të dal e para.

Sipas tij, LDK-ja në zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë befasia fituese.

“Nuk ka shancë Vetëvendosja me dalë e para, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë befasia fituese e këtyre zgjedhjeve, jo si befasi për pritshmëritë e edhe këto sondazhet që paraqiten të paguara por si besim i qytetarëve të Republikës së Kosovës për ndryshimin e domosdoshëm që duhet të ndodhë pas këtij 4-vjeçari të keq, të dobët, të mbrapsht edhe regresiv për republikën e Kosovës.” – deklaroi Zemaj.