Aktorja Zendaya tërhoqi vëmendje gjatë premierës së filmit The Drama, duke zgjedhur një paraqitje të veçantë që u komentua gjerësisht nga mediat dhe fansat.
Ajo vendosi të rikthejë një fustan të bardhë elegant nga arkiva e saj personale, të cilin e kishte veshur fillimisht në ceremoninë e Academy Awards në vitin 2015, duke i dhënë pamjes një ndjesi nostalgjike dhe klasike, shkruan Daily mail, përcjell “Bota sot”.
Fustani i stilit “off-shoulder” me korset dhe detaje të lehta krijonte një pamje të frymëzuar nga veshjet e nusërisë, duke u përshtatur edhe me tematikën e filmit që ajo po promovon.

