Lajme

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Sadik Zeqiri e ka vlerësuar fyese dhe skandaloze ekspozitën për masakrat në Kosovë, të organizuar nga ADMOVERE dhe INTEGRA.

Në të dhënat në këtë ekspozitë është përmendur edhe masakra në Burgun e Dubravës, ku aty thuhet se në mesin e të vrarëve e të masakruarave  kanë qenë 48 të burgosur  të armatosur.

E Zeqriri ka shtruar pyetje se ku i gjetën autorët e kësaj ekspozite këto të dhëna, duke shtuar se “arma” e tyre vetme ka qenë një lug e plastikës që e kanë përdorur për ushqim.

Sot e kemi vërejtur që autori i kësaj ekspozite, Shkelzen Gashi, i cili për me bë këtë ekspozitë është mbështetur edhe nga Kuvendi i Kosovës dhe kompani private ka qit në lajthitje të gjithë ata që kanë pasur mundësi me i pa me shënime të pasakta duke i fyer edhe të vrarit  dhe masakruarit.

“Jemi befasuar sot kur e kemi parë që për historikun e Burgut të Dubravës është shkruar që janë vra 48 të burgosur të armatosur dhe mbi 50 të tjerë civilë. Dua me pyet z.Gashi se ku i ka gjet ata të armatosur të cilët kanë qenë në burgun e Dubravës, ku aty të burgosurit bashkë me mu nuk kanë pasur as lidhëse të këpucëve dhe arma më e madhe ka qenë një lug e plastikës që e kemi përdoru për ushqim. Unë nuk e di ku është bazuar në këto informacione”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ai ka thënë se Shkelzen Gashi duhet të jap përgjegjësi para institucioneve të drejtësisë.

Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta“Është mirë që Prokuroria e Kosovës qysh sonte të arrestojë z.Gashi dhe të merret me falsifikimin e tij dhe falsifikim që po dëshiron me ja bë historisë së Kosovës. Gashi duhet të jap llogari para institucioneve të drejtësisë së Kosovës”, ka thënë Zeqiri.

Të Ngjashme