Lajme

Zeqiri: Vjosa Osmani mund të fitojë një mandat të dytë

Analisti Adrian Zeqiri ka thënë se presidentja aktuale e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mundësi të fitojë edhe një mandat të rradhës.

Sipas Zeqirit, Osmani ka të sigurta votat e Lëvizjes Vetëvendosje, mbështetjen e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, si dhe mbështetjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, gjë që e bën atë një kandidate serioze edhe për votat e opozitës.

“Unë besoj se votën e LVV-së e ka, sepse nuk mendoj që LVV-ja është e interesuar të ketë edhe një palë zgjedhje tani. Nuk ka shanca reale që një kandidat i një grupi opozitar të thellësisht të përçarë ta mundë presidenten aktuale, veçanërisht duke pasur parasysh lëvizjet e saj të fundit në Bordin e Paqes me presidentin Trump dhe mbështetjen që e ka nga kryeministri Rama. Këto e bëjnë një kandidate serioze për t’u konsideruar edhe nga opozita, sepse nuk kanë ndonjë alternativë tjetër më të mirë,” tha Zeqiri në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Të Ngjashme