Lajme

Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që u zhvillua këtë të mërkurë, është zhvilluar votimi për përbërjen e re të këtij forumi drejtues.

Sipas rezultateve të bëra publike:

Julia Emiri: 207 vota

Silvia Hasa: 83 vota

Vota të pavlefshme: 23

Në kuadër të mbledhjes, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha propozoi dy emra të rinj për anëtarësim në Këshillin Kombëtar, Julia Emirin dhe Silvia Hasën, duke i paraqitur për miratim para anëtarëve të forumit.

See also  E FUNDIT! Gjendet çifti vlonjat që dyshohet se rrëmbeu Bleona MatënPropozimet u diskutuan dhe u votuan gjatë mbledhjes, ku u morën edhe vendime të tjera që lidhen me organizimin dhe funksionimin e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike.

Në përfundim të procesit të votimit, Julia Emiri u konfirmua me shumicë votash si kryetare e re e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Të Ngjashme