A i doni surprizat e mëdha romantike? Apo preferoni dhurata të thjeshta dhe praktike? Ky test argëtues do t’ju ndihmojë të zbuloni se sa romantik jeni, shkruan “Italia Feed”.
Nëse keni zgjedhur:
Jeni të qetë.
Ju keni një efekt qetësues për të gjithë njerëzit rreth jush. Besimi dhe besnikëria janë cilësi shumë të rëndësishme që i kërkoni tek partneri juaj dhe gjithashtu jeni një person që i duhet shumë kohë t’i lindin ndjenjat për dikë. Por kur vendosni t’ia jepni zemrën dikujt, ju i dorëzoheni plotësisht emocioneve.
Jeni misteriozë.
Ju jeni tërheqës, por shumë rrallë e zbuloni natyrën tuaj të vërtetë. Jeni shumë pasionantë dhe misteriozë. Asnjëherë nuk zbuloni shumë informacion rreth vetes. Në këtë mënyrë, ju mbroni veten nga lëndimi. Njerëzit nuk lodhen kurrë nga sharmi juaj misterioz!
Dashuria juaj është e pakushtëzuar.
Ju dëshironi të keni një marrëdhënie të ngjashme me ato që shihni nëpër filma me fund të lumtur. Net plot pasion, qirinj, shikime sy më sy. Për ju kjo nuk është diçka që duhet të ndodhë vetëm në raste të veçanta, por çdo ditë! Dashuria juaj është e pakushtëzuar, sepse jeni shumë bujarë dhe bëni çmos për të dashurit tuaj.
Jeni pasionantë.
Ju keni një jetë seksuale aktive dhe gjithmonë përpiqeni ta bëni marrëdhënien interesante, në mënyrë që t’i shmangeni monotonisë. Ju keni shumë energji dhe doni të dominoni. Partneri që zgjidhni të keni në krah i pëlqen këto karakteristika që keni kur bëhet fjalë për dashurinë.