Zhaklin Lekatari është një ndër emrat më të komentuar në rrjet, sidomos pas eksperiencës së saj si opinioniste në BBV2.
Edhe pse komentet për të, shumicën e kohës nuk janë dhe aq “dashamirëse”, Zhaklina sërish nuk heziton të thotë gjithnjë hapur mendimin e saj, për situata të ndryshme të aktualitetit, por edhe për personazhet publikë në vend.
Së fundmi, Zhaklin Lekatari ka shpërndarë një lajm ku këngëtarja Billie Eillish ka humbur plot 100 mijë ndjekës në Instagram, kjo për shkak të mbrojtjes së një kauze.
“Imagjinoni ndonjë vips lokal të përdorë audiencën për ndonjë kauzë dhe jo për përfitime personale? Unë jo. Po ju? ” – shkruan Zhaklin Lekatari në një Instastory, duke “thumbuar” kështu personazhet publikë në vendin tonë.
lokimagazine