ShowBizzz

Zhaklin Lekatari zbulon se ka qenë e adoptuar, por a do të adoptonte ajo një fëmijë?

E ftuar në “Grida Duma Podcast”, Zhaklin Lekatari ka zbuluar për herë të parë se ka qenë e adoptuar dhe ka folur hapur për eksperiencën e saj dhe mendimet rreth adoptimit.

Ajo rrëfeu se pas vdekjes së babait të saj, është rritur për disa vite në një familje italiane. “Unë pas vdekjes së babait tim, jam rritur në një familje italiane për shumë vite me ta, kemi jetuar.

Ka qenë një gjysmë adoptimi dhe e kuptoj shumë mirë çfarë do të thotë që ti të ikësh nga familja jote dhe të rritesh në një familje tjetër për të pasur një shkollim, një mundësi më të mirë, për të pasur më shumë privilegje, për të pasur një status më të lartë…”, tha ajo.

Zhaklin theksoi se adoptimi është një mundësi e mirë dhe se e konsideron si opsion për të ardhmen, nëse vendos të bëhet nënë.

“Patjetër që adoptimi është një mundësi shumë e mirë, nëse nesër pasnesër do të dua të jem mamaja e dikujt dhe të kujdesem për një fëmijë e konsideroj adoptimin. Mendoj që është shumë i vlefshëm. Dhe jo vetëm adoptimi i bebeve të vogla por dhe atyre që janë pak më të mëdhenj në moshë, që janë dhe raste shumë më të vështira.”

Megjithatë, për momentin ajo nuk dëshiron të marrë këtë përgjegjësi: “Por për momentin s’dua të bëhem nëna e askujt. Nuk dua ta kem këtë si përgjegjësi, as me një fëmijë të adoptuar as me timin. Ndoshta ndryshoj mendje më vonë…”

Të Ngjashme