2
Kanë kaluar plot 14 orë që nga momenti kur Alba Pollozhani hyri në dhomën e rrëfimit gjatë spektaklit të mbrëmshëm, dhe që prej asaj kohe, vendndodhja e saj mbetet një mister i plotë.
Banorja u pa për herë të fundit në pjesën e parë të “Prime-it”, kur situata agravoi në reagime të forta histerike.
Alba pretendoi me zë të lartë se produksioni po e “nxjerr keq” në sytë e publikut, duke lënë të kuptohet se imazhi i saj po dëmtohej padrejtësisht.
Çfarë ndodhi më pas? Gjatë transmetimit të programit, u komunikua se me gjendjen e saj po merrej psikologia e formatit për të qetësuar situatën.
ks


