1
Një vajzë e mitur nga Prizreni raportohet të jetë zhdukur që nga data 31 tetor.
Bëhet fjalë për 15-vjeçaren Suela Krasniqi, nga lagjja Jeta e Re, e cila sipas familjarëve kishte dalë nga shtëpia për t’u takuar me shoqet dhe nuk është kthyer më.
Sipas përshkrimit të dhënë nga familja, vajza është rreth 1.65 metra e gjatë, peshon afërsisht 45 kilogramë dhe ka flokë e sy të zinj.
Rasti është raportuar në Polici më 1 nëntor, rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa menjëherë pas raportimit, organet e rendit kanë aktivizuar njësitë e kërkimit dhe patrullat në terren.
Policia i kanë bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e vajzës, të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës


