Një situatë shqetësuese ka përfshirë futbollin iranian të femrave, pasi ekipi i kombëtares së Iranit rezultojnë të zhdukura prej tri ditësh, pa dhënë asnjë shenjë jete.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, mbrëmjen e 10 marsit, ekipi kombëtar fluturoi nga qyteti i Sydneyt të Australisë drejt Iranit, derisa me 11 mars ato zbarkuan në Kuala Lumpur, Malajzi, për një ndalesë, u dërguan në një hotel, dhe nga ajo kohë nuk dihet asgjë, shkruan IndeksOnline.
Zhdukja e tyre ka ngritur alarmin tek drejtuesit e federatës, ndërsa rasti po ndiqet edhe nga autoritetet lokale.
Raportohet se tensionet u rritën pas kritikave të forta që lojtaret morën në vendin e tyre, duke u akuzuar madje edhe si “tradhtare”, pasi ato refuzuan të këndonin ose të përshëndetnin gjatë himnit kombëtar.
Dyshohet se kjo situatë mund të ketë ndikuar në vendimin e tyre për t’u larguar dhe për të kërkuar mbrojtje.
Ndërkohë, autoritetet po përpiqen të zbardhin vendndodhjen e futbollisteve dhe rrethanat e zhdukjes së tyre, ndërsa organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë bërë thirrje që lojtaret të mbrohen dhe të mos përballen me pasoja nëse kthehen në vendin e tyre.
Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe në botën e sportit, duke ngritur pikëpyetje të mëdha për sigurinë dhe të ardhmen e futbollisteve iraniane.
🚨🚨🚨| The Iranian football team (and their coaches) have arrived in Malaysia.
They are surrounded my Islamic Regime officials while being escorted to board their final flight to Iran.
This could well be the last time we see them alive. pic.twitter.com/Vuike8GVDO
— Samantha Smith (@SamanthaTaghoy) March 11, 2026
