ShowBizzz

“Zhgënjim total për ata që të përkrahën këto vite”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses për dasmën

E shtuna e 17 qershorit do të mbetet përgjithmonë në kujtimet e Arbanës dhe Eduartit.

Dita e tyre e dasmës ndodhi ashtu siç e kishin ëndërruar. Fëmijët, familjarët, miqtë e ngushtë, atje në Toskanën e magjishme.

Një dashuri u bë e përjetshme në kishën Abazzio di San Galgano.

Mirëpo përpos kujtimit të bukur, çifti së fundmi është “kryqëzuar” nga ndjekësit për një vendim të marrë nga vetë ata: Të ftuarit të mos postojnë momente nga dasma.

Jo vetëm kaq por çifti ende nuk ka postuar foton e tyre të parë pas dasme. Për këtë, një ndjekës i ka komentuar Arbanës:

Zhgënjim total për të gjithë ata që të ndoqën e përkrahën në këto vite, uroj të jesh mirë”, koment të cilin Arbana s’e la pa përgjigje.

Ata që më duan, më kuptojnë”- tha Arbana nën postimin e saj krah Eduartit teksa ndodhen në Dolomites.