Lajme

Zjarr në një banesë në Pogradec, humb jetën 52-vjeçarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Pogradecit, ku një 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi në banesën e saj ka rënë zjarr.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, ku sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve.

“Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr. Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja. Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.



ks